Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin për sigurinë në qytetin e Lezhës tha se Shqipëria ndodhet në zemër të Evropës, por se ajo duhet vetëm të plotësojë disa standarde që të bëhet anëtare e BE-së.
Gjithashtu ambasadorja u bëri një thirrje shqiptarëve që të mos aventurohen për të kërkuar azil në vendet e BE-së, pasi kjo do të ishte një humbje kohe dhe e kuyshtuehsme për xhepat e tyre.
Sipas Vlahutinit, azili u jepet vetëm shtetasve që vijnë nga vendet në luftë.
“S’më pëlqen shprehja që duam të shkojmë në Evropë, sepse Shqipëria është në Evropë, është ne zërmr të Evropës. Ajo çfarë duhet të përpiqeni të bëni është të arrini ato standarde evropiane që të jenë në përputhje me të gjitha shtetet anëtare të BE. Do t’iu lutesha të pranishmëve por edhe të tjerëve, që të mos iu drejtoheni vendeve të BE për azil, sepse falë zotit Shqipëria nuk është në luftë si Siria apo Afganistani, ndaj do të ishte humbje kohe dhe kosto e lartë për të gjithë ata që ndërmarirn një gjë të tillë”.