Qytetari fton ministrin Xhafaj për drekë: Mos merr shumë me vete (Një këshillë për Vlahutin)

Gjatë takimit në Lezhë në Forumin e Sigurisë Publike me qytetarët ku të pranishëm ishin edhe Xhafaj me Vlahutin nuk munguan batutat. Njëri nga qytetarët i kërkoi ambasadores Vlahutin që të mos mësonte shqip, por ambasadorja u përgjigj duke thënë se do të mësojë jo për të dëgjuar ato gjëra që nuk kanë vlerë.

I kërkoj të mos mësojë më shqip se bëhet dashamirëse më tepër se sa duhet me ne, se eksperienca e Lu nuk ka qenë e mirë. Na u desh ta përkthejmë dhe nga shqipja dhe anglishtja

Qytetari në Lezhë

Do të mësoj shqip, jo për të dëgjuar ato gjëra që nuk kanë vlerë, por për të komunikuar me qytetarët.

Romana Vlahutin

Qytetari kishte një ftesë për drekë për ministrin e Brendshëm Xhafaj.

Kam në administrim një fshat turistik. Të ftoj për drekë, mos shumë me vete, se sigurinë e mundësoj vetë, por më lehtëson edhe nga ana financiare

Ftesa e qytetarit për Fatmir Xhafajn

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave