Lutje dhe qirinj për kryepeshkopin Anastas edhe në kishën e ‘Shën Kollit’ në Elbasan

 

Në Kishën e Shën Kollit pas liturgjisë hyjnore sot u mbajt mesha e përshpirtjes për ish Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Besimtarët ortodoksë të Elbasanit ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë. Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.

Kisha e Shën Kollit në lagjen Shënkoll është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes  së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.

Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan  nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990.

Kisha e Shën Kollit në Elbasan është ndërtuar për lavdi të Perëndisë dhe si një vend adhurimi për besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.Kjo kishë ka një arkitekturë tradicionale dhe është e njohur për bukurinë e saj dhe për rolin që luan në jetën shpirtërore të komunitetit ortodoks.


Lajmi kryesor:

Greqia nderon Anastasin, shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës,i pranishëm Mitsotakis e ambasadorja shqiptare! Lutje në kishat ortodokse në Shqipëri


Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës