Luzi në A1 Report: Të ndryshojë 
Kodi, komisionerët jo më politik

Luzi në A1 Report: Të ndryshojë <br />Kodi, komisionerët jo më politik
TIRANE - Një proces zgjedhor i qetë, ashtu siç në Shqipëri rrallë herë ka ndodhur. Por për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm, përpjekje për të bllokuar veçanërisht procesin e numërimit, komisionerët nuk duhet më të propozohen nga partitë politike. Këtë qëndrim dha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një intervistë për A1 Report gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, duke shprehur njëherësh nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor.
 
Procesi zgjedhor shkoi në mënyrë të qetë, i saktë, njerëzit votuan, infrastruktura zgjedhore nuk mungoi në asnjë qendër votimi. Pati probleme sporadike por që nuk prekën rëndësinë e procesit. Komisionerët nuk duhet të vijnë më si propozime të partive politike. Kjo do të lehtësonte procesin zgjedhor, si në procesin e numërimit që pengojnë e bllokojnë këtë proces. Kodi duhet ndryshuar”, u shpreh zonja Luzi për A1 Report.
 
Por sipas kryetares së KQZ-së nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor është vënë re edhe me dorëheqjet e kandidatëve për kryebashkiak në kohën kur emrat e tyre ishin shpallur në lista.
 
Zonja Luzi tha se Shqipëria me numrin e vogël të votuesve, rreth 3.5 milionë, është në gjendje të përballojë numërimin manual. Projekti pilot për numërimin elektronik, dështoi –tha kryetarja e KQZ, duke ritheksuar qëndrimin e saj se problemi mbeten pikërisht komisionerët.
 
“Nuk është teknologjia zgjidhje. Besimi është zgjidhja. Nëse partitë politike do të kenë besim te procesi zgjedhor gjithçka do të shkojë shumë mirë”, përfundoi zonja Luzi.  

E pyetur nga gazetarja Anduela Ndreu në lidhje me raportin paraprak të OSBE-ODIHR i cili kritikonte qëndrimet politike të shfaqura në institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve, zonja Luzi tha: Raporti është thjesht një pasqyrim i problematikave që vëzhguesit kanë parë gjatë procesit zgjedhor. Vendimmarrja ka qenë e debatueshme dhe kjo është reflektuar në raport.

lefteri luzi
 
Në këndvështrimin e saj, këto zgjedhjeve vendore arritën të kalonin përmes një procesi me standarde.
 
Pjesëmarrja e votuesve në 4393 qendra votimi të numëruara nga 5301 që janë në të gjithë vendin, sipas zonjës Luzi është 48 %. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu