FUSHË KRUJË-Një makinë është djegur në mesnatë në lagjen 'Punëtori', ndërsa zjarrvënia sipas policisë ka qenë e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00. Makina tip fuoristradë "Land Rover" me targa AA 141 AA që është përfshirë nga flakët është në pronësi të Xh.F.
Pronari i makinës ka bërë denoncim se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte. Edhe policia thekson se mjeti është lyer me benzinë në pjesën e përparme dhe më pas i është vendosur flaka. Report Tv sjell pamjet e makinës, teksa ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses evitoi djegien totale.
Nga targa duket se eshte nga ata tipa qe "nuk ka kurre probleme".
Përgjigju