Më 1 prill hyn në fuqi marrja e
recetave 2-mujore me rimbursim 

Më 1 prill hyn në fuqi marrja e<br />recetave 2-mujore me rimbursim 
Duke filluar nga 1 prilli recetat e barnave për rimbursim do të jepen për peirudha 2-mujore.Ndryshe nga aktualisht kur lëshohen çdo muaj, pas 1 prillit  do të hyjë në fuqi lista e re e barnave të rimbursuara për vitin 2015 për pacientët me semundje kronike të stabilizuar.

Recetat 2-mujore të rimbursueshme do të lehtësojnë pacientët, pasi nuk do të mund të drejtohen çdo muaj tek mjeku i familjes. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci. Sipas tij, recetat e rimbursueshme 2-mujore do të sjellin më tepër lehtësim si për pacientët, ashtu edhe për mjekët, pasi pacientët nuk do të drejtohen çdo muaj tek mjeku i familjes.

Kjo praktikë do të zbusë edhe burokracitë në marrjen e shërbimit shëndetësor, si dhe  shkurton ndjeshëm edhe kohën administrative të mjekut, i cili do të ketë më tepër mundësi për kontrollin mjekësor bazë, që ka filluar të ofrohet në qendrat shëndetësore me financim nga FSDKSH.

Për sa u përket kategorive që kanë përfituar më tepër receta me barna të rimbursueshme, shumica jane pensionistët, pas tyre invalidët e plotë dhe veteranët.

Peshën kryesore të barnave për rimbursim e zë kategoria e pensionistëve me 62.2%, ku medikamentet kryesore që rimbursohen janë ato për diabetin dhe tensionin në 40% të rasteve. Listës së barnave të rimbursueshme këtë vit i janë shtuar edhe medikamentet për trajtimin e sëmundjeve tumorale apo edhe atyre të zemrës. Kjo për shkak të rritjes së numrit të personave të prekur nga këto sëmundje.

Një vit më parë, listës së barnave të rimbursueshme iu shtuan 55 medikamente të reja, ku për herë të parë u përfshi edhe një bar për shërimin e një plage të madhe sociale, siç është alkooli. Lista u zgjerua pothuajse për të gjitha kategoritë, por në fokus kishte gratë shtatzëna, fëmijët, pensionistët, të sëmurët me kancer, por edhe personat e verbër. Në listën e barnave me rimbursim u përfshinë edhe ilaçe për sëmundjet e neurologjisë dhe tumorale.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë