UEFA ka vendosur që shorti për ndeshjet çerekfinale të Champions League të hidhet më datë 15 në Nion të Zvicrës. Shorti do të hidhet pas përfundimit edhe të ndeshjeve të kthimit të kësaj faze.
Javën e ardhshme do të përcaktohen edhe katër ekipet e tjera që do iu bashkohen ekipeve që u kualifikuan mbrëmë dhe atyre që do të kalojnë sonte.
Cremoninë e hedhjes së shortit do ta drejtojë sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, e cila do të startojë në orën 12:00 dhe gjatë shortimit nuk do të ketë koka grupi, çka do të thotë se në këtë fazë nuk mund të evitohet asnjë kundërshtar.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në 2 dhe 3 prill, ndërsa ato të kthimit në 9 dhe 10 prill.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com