KOSOVE - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi më 4 dhjetor, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, do të takohet në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht prej qeverisë së Kosovës e cila në një deklaratë thotë se ky do të jetë takimi i tretë i radhës ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve.
Negociatat bëhen në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Në takimet e mëparshme Brukseli zyrtar është deklaruar i kënaqur me rezultatet ndërsa palët kanë rënë dakord të vendosin urat e bashkëpunimit për një sërë çështjesh me rëndësi.
(dm/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com