Aktorin Kivanc Tatlitug e kanë “pikasur” edhe paparacët grekë, ndërkohë që ka qenë duke pushuar së bashku me të dashurën e tij aktuale, stilisten Basak Dizer, të cilën e ka njohur të setin e xhirimeve të telenovelës së njohur “Dashuri e Ndaluar”.
Përveç qëndrimit në një nga ishujt grek, çifti që është shfaqur mjaft i dashuruar me njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, kanë pushuar edhe në Amerikë.
Këto pushime i kanë shfrytëzuar për të qenë të pranishëm të dasmën e aktores së njohur Beren Saat, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e serialit “Dashuri e Ndaluar”.
Në këto foto shohim se Kivanc nuk ka sy për të tjera veç të dashurës së tij.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)