Më në fund kapet tritolvënësi i parë, polic

Më në fund kapet tritolvënësi i parë, polic
TIRANE- Për shkak se kolegu i kishte shoqëruar të birin për kundështim të forcave të policië, efektivi i komisariatit nr 5 në Kamzë, kishte organizuar shpërthimin e makinës së policit Kurt Toplana, ngjarje e ndodhur parmbrëmë në Tiranë. Për të parën herë në historinë moderne, policia shqiptare arrin të identifikojë autorët direktë të një shpërthimi tritoli, duke shënuar një precedent. Policia arrestoi dje efektivin e policisë dhe një 18-vjeçar që e kishte ndihmuar të vinte eksplozivin. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se dje, rreth orës 01:30 uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Renato Kazani, 18 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe Shaban Lami 52 vjeç, lindur dhe banues në Kamzë Tiranë, me profesion punonjës policie në Komisariatin Nr.5 të Tiranës.

Arrestimi i tyre u krye pasi parmbrëmë rreth orës 22:00, në afërsi të rrugës “Petraq Leka” në Kombinat, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin, duke vendosur një sasi lëndë eksplozive, në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa TR 0086 D, punonjësin e policisë Kurt Toplana. Burimet policore thanë se prej pak kohësh Toplani u ishte ankuar kolegëve të tij se kishte hasur në kërcënime të tërthorta nga kogelu, për ndalimin e djalit, por nuk kishte bërë denoncim pranë policisë apo prokurorisë. Prandaj edhe arrestimi i autorit, nuk ishte i vështirë dhe Lami nuk shfaqi rezistencë ndaj kolegëve.

Nga hetimi i menjëhershëm i vendit të ngjarjes ka rezultuar se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i mësipërm, ndërsa punonjësi i policisë ka arritur t’i shpëtojë shpërthimit dhe nuk ka pësuar dëmtime. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale e “Vrasjes me dashje e punonjësit të policisë së shtetit gjatë detyrës. Nga ana tjetër të arrestuarit janë dërguar në polici, ku pas dhënies së deklaratave, duket se kanë pranuar se kishin përplasje me policin, por nuk pohuan implikimin e tyre me shpërthimin në fjalë, duke mohuar çdo lloj lidhjeje të tyre me të prekurin nga shpërthimi.

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit