Mëngjeset e veçanta të Armina
Mevlanit, e rrethuar nga trëndafila

Mëngjeset e veçanta të Armina<br />Mevlanit, e rrethuar nga trëndafila
Armina Mevlani,  vajza simpatike e modelingut, e njohur për lidhjen e saj të bujshme me djalin e ish-Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ndan me publikun mëngjeset e saj të veçanta.

Në profilin e saj në facebook bukuroshja Mevlani ka postuar një foto ku shfaqet e rrethuar nga buqeta të mëdha lulesh, mbi të cilën shkruan “Mëngjesi im sot…”


Askush nuk e di nëse Arminës ia ka dhuruar dikush këto buqeta lulesh shumëngjyrëshe, por ajo që duket është se ajo ndihet mëse e përkedhelur  në mëngjeset e mbushura nga ngjyrat dhe aroma e luleve.

Një ditë më parë Armina festoi 24 vjetorin e ditëlindjes së saj, ku nuk mungoi edhe një postim, po me një buqetë trëndafilash rozë e tëpër romantikë në duart e saj.


Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

8/2
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy, shpreh mbështetjen për Trump

Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy, shpreh mbështetjen për Trump