Mënyra e të ushqyerit
ndikon aktivitetin gjenetik

Mënyra e të ushqyerit<br />ndikon aktivitetin gjenetik
Gjenet mund të ndikojnë në mënyrën e asimilimit të ushqimeve,  por është gjithashtu e vërtetë se ushqimet ndikojë në aktivitetin e gjeneve. Ky fakt vjen nga një studim i Institutit për Hulumtime të Ushqimit në Universitetin e Newcastle në Angli. Sipas tij mënyra e të ushqyerit  ndikon në mundësinë e zhvillimit të kancerit si rezultat i këtyre ndryshimeve epigjenetike.

Pjesëmarrësve në studim, j’u morën qeliza që u hoqën nga muret e zorrëve dhe studiuesit analizuan gjenet të cilat ndikojnë në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. "Këto ndryshime epigjenetike janë transmetuar me ndarjen qelizore dhe ne e dimë që mund të përfshihen në zhvillimin e kancerit - thotë Nigel Belshaw, koordinator i studimit .

Rezultatet tregojnë se mosha dhe seksi ndikojnë në ndryshimet epigjenetike . Në fakt, pas të pesëdhjetave, dhe sidomos tek meshkuj rritet rreziku i kancerit të zorrës së trashë. "Por edhe pesha e tepërt trupore është e lidhur me ndryshimet epigjenetike që rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve, dhe e njëjta vlen edhe për përmbajtjen e dietës - thotë Belshaw.

Shumë acid folik ,sipas të dhënave të mbledhura, mund të ketë një efekt negativ. Disa studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje të mundshme në mes të marrjes të tepruar të tij dhe një rreziku më të madh të kancerit të zorrës së trashë në disa njerëz.

Megjithatë acidi folik është dhe mbetet një komponent kyç i dietës (gjendet në perimet me gjethe jeshile të tilla si brokoli, spinaq dhe marule, bishtajore, drithëra dhe fruta agrume si limon dhe portokall), por është e rëndësishme marrja në sasinë e duhur.

 Të dhënat konfirmuan se është e rëndësishme që të mos humbasë as vitamina D, e cila gjendet në produktet e peshkut, ushqim deti, arra por edhe në drithëra dhe perime .  "Ushqimi ndryshon shëndetin tonë, ky fakt është i njohur tashmë, që do të thotë që ushqimet ndikojë në funksionimin dhe aktivitetin e gjeneve. - tha Luigi Fontana -. Me fjalë të tjera, nëse sasia e kolesterolit ose e sheqerit në gjak ndryshon në varësi të dietës, kjo do të ndikojë edhe në ndryshimin e aktivietetit të gjeneve.”

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht

Balla shkon në Spanjë, policia e Madridit i tregon si funksionojnë kamerat e trupit: Janë të lidhura me Icloud, regjistrojnë automatikisht