Mërgim Mavaraj: Pas Euro
2016, i kthehemi realitetit

Mërgim Mavaraj: Pas Euro<br />2016, i kthehemi realitetit
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 ishte një ëndërr e përjetuar nga të gjithë futbollistët e konbëtares, por tashmë kuqezinjtë duhet mendojmë për një tjetër fushatë të rëndësishme eliminatoresh, atë të botërorit “Rusi 2018.”

Mërgim Mavraj, në konferencën për shtyp para miqësores me Marokun e pranon se në grupin kuqezi vazhdon të ndihet euforia e Europianit, por eksperienca e fituar në Francë do ta ndihojë skuadrën t’i nisë me këmbë të mbarë kualifikueset e radhës. “Ne tani po i kthehemi realitetit pas ëndrrës që përjetuam në Europian. Është normale që të ndihet pak eforia, por në jemi rritur si skuadër dhe kemi fituar më shumë eksperiencë. Për këtë arsye jemi në në avantazh se Maqedonia dhe Izraeli në grupin tone”. Pas zyrtarizimit të tërheqjes së Lorin Cana, kombëtarja shqiptare duhet të zgjedhë kapitenin e ri, cështje që sipas Mavrajt i përket stafit teknik. “Ne kemi treguar se nuk ka të pazëvendësueshëm në kombëtaren tonë. Kap patur në krah Ajetin apo Gjimshitin, të cilët tanimë kanë fituar më shumë eksperiencë dhe gjithcka ka qenë “ok”. Ku aspak rëndësi se kush e merr shiritin, këtë e vendos stafi teknik. Mavraj nuk do të votojë fare le ta vendosë stafi.” 30-vjeçari e anashkaloi pyetjen për vendimin e disa lojtarëve për t’iu bashkuar Kosovës, duke theksuar se janë zgjedhje personale dhe se nuk mund të koentojë vendimet e kolegëve. Ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar për një transferimim të mundshëm të Mavrajt në Serinë A te Sampdoria, opsion të cilin vetë mbrojtësi e hedh poshtë. “Kolnin nuk e ndërroj kollaj. Është një qytet i shkëlqyer ku unë ndihem shumë mirë. Nuk do të lëviz nga kjo skuadër”, deklaroi Mërgim Mavraj.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron