Në prag të ndeshjes me Serbinë, kombëtarja e Xhani de Biasit do të vuajë mungesën e qëndërmbrojtësit kryesor Mërgim Mavraj.
Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” shkuan se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Serbisë.
29-vjecari shprehet se gjatë muajve të fundit ka sakrifikuar gjithçka për të qënë i pranishëm por në fund nuk ja doli dot.
Lojtari i Këlnit i uron suksese lojtarëve dhe ekipit i cili sipas tij është shumë pranë ëndrrës së madhe europianë.
Postimi i plotë në “Facebook” i Mërgim Mavraj
“Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët është shumë afër...
Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!
Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund...
Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha...
Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.
...e megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakonshme!
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com