BEOGRAD-  Serbia nuk do të pranojë ambasador të Kosovës në Beograd. Sipas ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mërkiç, zyrtari për Marrëdhënie me Prishtinën do të vendoset në ndërtesën e BE-së në Serbi dhe nuk do të ketë asnjë lloj zyreje bëjnë të ditur mediat serbe.

“Qeveria në Prishtinë, tha Mërkiç për mediat serbe, mund ta quajë si të dojë zyrtarin ndërlidhës; mund ta quajë ambasador ose përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në ambientet e BE-së në Beograd do të punojë vetëm një njeri, i cili do të jetë personi kontaktues për çështje teknike”. Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se ky person nuk mund të ketë tjetër titull veçse zyrtar për ndërlidhje.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje, që përcakton se zyra, e cila do të hapet në Beograd, do të quhet Zyra për Ndërlidhje me Republikën e Kosovës.

Redaksia online

(ash/sg/shqiptarja.com)