Më shumë djathë për më pak
sëmundje në zemër e në tru

Më shumë djathë për më pak<br />sëmundje në zemër e në tru<br>
Ngrënia e porcioneve të vogla të djathit në baza ditore mund t’i zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo sulmeve të trurit.

Pavarësisht se djathi ka përqindje të lartë të yndyrës, një studim i ri sugjeron se personat të cilët hanë djathtë rregullisht mund të jenë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit kanë vlerësuar 15 studime nga Evropa dhe SHBA, të cilat i kishin monitoruar dietat dhe shëndetin e më shumë se 200.000 njerëzve.

Gjatë analizave, ata kishin zbuluar se njerëzit të cilët hanë djathë rregullisht, rreth 40 gr në ditë, kishin pasur 14 për qind më pak rrezik të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, ndërsa shanset e tyre për të pësuar sulme në zemër kishin qenë 10 për qind më të vogla.

Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve./Marrë nga ATA

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit

Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit