Në muajin korrik do të japin provimin mësuesit të cilët kërkojnë të marrin licencën dhe më pas të konkurojnë për një vend pune.
“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, ju bëjmë me dije: Provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet gjatë tre javëve të para të muajit korrik”,- thotë Agjnecia Kombëtare e Provimeve.
Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min. para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal).
Kopje të Kartë ID ose Pasaportë. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë e nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjjes). Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.
Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi}. QSHA -ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
Pyetjet
Pyetjet do të bazohen të programet orjentuese që ka publikuar AKP, për çdo lëndë. Asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programit, duke qënë se të gjitha janë me alternativa dhe nuk ka vend për interpretim. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit.
Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Vetem një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. “Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes.
Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhese e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e sipërpërmendur”, -thuhet në udhëzuesin për zhvillimin e provimeve të shtetit.
Vlerësimi
Për mësuesit përdoret shkalla e vlerësimit nga 1-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 10, nëse merr 95-100% të pikëve, me notën 9 nëse 85-94% të pikëve dhe me notën 8, nëse merr 75-84% të pikëve. Në rast se një kandidatë merr 65-75 pikë atëherë vlerësohet me notën 7, nëse merr 55-64% të pikëve me notën 5 dhe nëse merr 50-54 pikë vlerësohet me notën 5. Nëse marrin nga 1-49 pikë, mësuesit vlerësohen me notën 4. Ky është sezoni i parë i provimeve të shtetit për mësuesit. Sezoni i dytë do të zhvllohet në fund të muajit nëntor dhe në filim të muajit dhjetor.
Provimi
Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA.
Ligji
Mbështetur në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, neni 7, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe nenin 4 pika 6 të Rregullores, “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 82, datë 22.02.2011, e ndryshuar, kandidatët që regjistrohen për provimin e shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IALtë përkatëse. Neni 7 i ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 thekson sa më poshtë:
Neni 7
Formimi dhe kualifikimi profesional për ushtrimin e profesionit të rregulluar Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Provimi 5 herë
Një kandidati që kërkon të marrë licencën i digjet mundësia e ushtrimit të profesionit, në rast se ai nuk e merr provimin për 5 herë. Bazuar në këto mundësi, tarifa fillestare për mësuesit është 10 mijë lekë dhe ajo rritet me 2500 lekë pas çdo provimi, nëse jeni mbetës. Provimin e licencës e japin kandidatët, të cilët nuk janë paraqitur në sesionet e mëhershme të provimeve dhe ata që figurojnë jokalues, nëse e kanë dhënë të paktën një herë provimin.
Dokumentet që duhen
Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal).
Kopje të Kartë ID ose Pasaportë.
Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.
Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë e nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjjes).
Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.
Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga Universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com