TIRANE- Ministria e Mbrojtjes në kundërpërgjigje të akuzave të bashkisë së Tiranës deklaron se angazhimi i saj në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, për të zhvendosur nga tregu i uzinës “Dinamo” lëndën cianur, është bërë në përputhje me të gjithë parametrat e sigurisë, të kërkuara për kryerjen e një procesi të tillë.
Kjo ministri, në një deklaratë për mediat, thekson se në asnjë rast nuk do të ndërmerrte një veprim të tillë, në rast se sdo të kishte garancinë e plotë se proçesi nuk do të ishte i rrezikshëm.
“Ministria e Mbrojtjes i siguron qytetarët se kjo lloj lëndë është e ngurtë dhe procesi i zhvendosjes është kryer pasi është bërë izolimi i zonës dhe është kontrolluar gjithçka nga ekspertët kimikë të certifikuar.
Po sipas MM, kjo lëndë është në formën e kripës dhe mund të jetë e dëmshme për shëndetin vetëm nëse konsumohet, diçka e cila përjashtohet kategorikisht që të ketë ndodhur pasi lënda ka qenë e mbyllur në fuçi të sigurta”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com