Një tezë praktike dhe krejt amorale, e quan Mustafa Nano atë të tijën për “aleancë qelbësirash”. Të shkruar ashtu troç, që edhe të provokojë nausea, edhe të tregohet si rrugëzgjidhja e vetme. Por aleanca e bërë tashmë realitet mes Ramës dhe Metës duket se nuk ka sjellë kurrfarë entuziazmi për analistin që ka vulosur karrierën e tij me kartën antiberishiste. “Kjo është një gjellë që ta shpif, por është e vetmja gjë me të cilën mund ta mbushim stomakun”-thotë Nano për koalicionin e majtë.
Në këtë intervistë për MAPO-n Mustafa Nano sheh përtej mjegullnajës moraliste alla-shqiptare apo utopisë se me dyshen Rama-Meta do të kemi një qeverisje më pak të korruptuar. Zgjidhjen nuk e gjen tek ta, por te rrëzimi i regjimit të Berishës, pas të cilit beson se do të krijohet një premisë e mirë për një frymëmarrje të re në vend. Sa për Ramën, Mustafa Nano nuk ka asnjë justifikim. “Në vend të Ramës, unë vetë nuk do bëhesha kurrë me Metën; përkundrazi, do synoja ta rrëzoja tandemin Berisha-Meta”,-thotë ai, duke pohuar më tej se tezën e “aleancës së qelbësirave” e ka formuluar bash për shkak të dobësive të Ramës.
Aleanca më e fundit, ajo mes Ramës dhe Metës, duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë reagimesh në të gjitha nivelet. Ju vetë, prej ndoca javësh keni shkruar se është momenti që të gjithë të bëhen bashkë kundër regjimit të Berishës. Por sot, që Rama dhe Meta janë tok, cila është analiza dhe ndjeshmëria juaj?
Nuk ka ndonjë analizë për të bërë në këtë mes. Teza ime “për t’u bërë bashkë me kuç e me maç kundër Berishës” është një tezë praktike dhe krejt amorale. Tani që kjo aleancë është fakt i kryer, jam me mendimin e të shumtëve, se “kjo është një gjellë që ta shpif, por është e vetmja gjë me të cilën mund ta mbushim stomakun”.
Në morinë e qëndrimeve të forta të këtyre ditëve, ai i juaji që “çdo qelbësirë që s’i ka punët mirë me regjimin duhet parë e përfillur si një resurs opozitar”, ka tërhequr veçanërisht vëmendjen. Pyetja është se ç’dobi mund të kemi nga zëvendësimi i një regjimi, kur një “resurs” i ri opozitar si Meta nesër do të jetë sërish në pushtet?
Është një frazë e natyrës praktike, dhe amorale, dhe qoftë dhe për këtë arsye, nuk mburrem që e kam thënë. I qëndroj asaj, por nuk mburrem, e nuk e them me gëzim, si të kem gjetur një deus ex machina. Thjesht kam bindjen se hë për hë nuk kemi zgjidhje të tjera, që të mos jenë të natyrës amorale. Me ngjarjen e 21 janarit, dhe me gjithçka erdhi pas (Berisha vodhi Bashkinë e Tiranës, gjyqet lidhur me Metën e Gërdecin përfunduan ashtu si përfunduan, Berisha zuri t’u thosh deputetëve të opozitës në Parlament që “rrini urtë se ua bëj prapë si më 21 janar”, dhe pas kësaj fitoi shumicën e votave të banorëve të Gërdecit, Meta nga ana e tij gati dyfishoi votat e veta në zgjedhjet lokale, Berisha mori SHISH-in, prokurorinë, dhe të gjitha institucionet e tjera publike e shtetërore, nervi i rezistencës po ngordh për fare, aktorët publikë po bien e dorëzohen një e nga një etj. etj., zura të ulem me këmbë në tokë. Dhe kuptova se nuk ka një mënyrë tjetër për ta rrëzuar atë që unë e quaj regjim. Është vendi për të bërë një nënvizim lidhur me resursin “Meta”. Kush e ka parë Berishën thjesht si një politikan të korruptuar, nuk ka asnjë arsye të votojë as për Ramën, as për dyshen Rama-Meta; mund të votojë fare i qetë sërish për Berishën. Puna është se Berisha, sipas meje, është shumë më tepër sesa kaq.
Çfarë shije ju ka lënë tronditja masive prej aleancës Rama-Meta, e derdhur në mijëra komente online? A nuk reflekton kjo të kundërtën e shkrimit tuaj të para tri ditëve, kur thoshit se imoraliteti është kapilar në shoqërinë shqiptare apo në fakt kemi të bëjmë me kinse moral?
Sigurisht, ka plot njerëz, të cilëve u vinë zorrët te goja nga kjo që ndodhi, dhe unë në shkrimin tim nuk është se i përjashtoj ata. Por dhe teza ime “e qelbësirave” nuk është lëshuar me synimin për të ndjellë një solidaritet etik. Përkundrazi, ajo është formuluar qëllimisht në mënyrë të tillë (“aleancë qelbësirash”) që edhe të provokojë nausea, edhe të tregohet si rrugëzgjidhja e vetme. Kjo është njëra anë.
Së dyti, nuk mendoj se duhet të gënjehemi nga reagimet on-line, megjithatë. Unë po shoh botën off-line, dhe nuk është se shock-u është aq i madh. Sigurisht, u është hapur barku, por vë re se janë me tezën time. “Hajt mo, se nuk ka një mënyrë tjetër për të larë hesapet me Berishën”, thonë.
Në analizën tuaj, Rama me Metën në krah është më afër se kurrë pranë karriges kryeministrore, apo kjo aleancë do të krijojë kosto për të? Çfarë do dëshironit ju realisht të ndodhte më 23 qershor?
Shikoni, apelin për të bërë një aleancë me të gjithë qelbësirat që duan të rrëzojnë Berishën nuk ia kam bërë Mandelës, apo Dalai Lamës, apo – po të doni – Grillos. Ia kam bërë Ramës. Dua të them me këtë, se në terma të korrupsionit të gjithë janë njësoj, e prandaj, të paktën deri në një provë të dytë, nuk shpresoj se me dyshen Rama-Meta do të kemi një qeverisje më pak të korruptuar. Nuk më gënjen mendja për këtë. Por “më gënjen mendja” se Rama dhe Meta nuk janë të gjendje të vrasin njerëz në bulevard, me synimin për të mbajtur pushtetin, dhe se ata për çdo rast janë më të lehtë për t’u rrëzuar. Merrni rastin e Metës! Ai ka ikur nja dy herë nga karrigia. E ka ikur pa e tjerrë gjatë këtë punë. Ka shkuar dhe në gjyq pa bëzajtur. Dhe ky është një ndryshim kolosal mes tij e Berishës. Meta gjyqin e ka manipuluar më pas, por në gjyq shkoi, amá. Pyetja ime është kjo: E bëni dot Berishën që: 1. Të ikë njëherë të vetme urtë e butë nga karrigia, dhe 2. Të shkojë në gjyq për akuzat që i janë bërë (sidomos 21 janarin)?
Rama iu përgjigj me një editorial valës së të zhgënjyerve, duke argumentuar ndër të tjera se u bashkua me Metën pasi Saliu mund t’i vidhte fitoren Partisë Socialiste. A ishte ky një justifikim i gjetur?
Rama nuk ka justifikim. Ne të tjerët kemi justifikim, por Rama jo. Rama ka pasur për detyrë të mos e linte këtë pushtet të shndërrohej në regjim, dhe ta rrëzonte me një ofertë të besueshme. Tezën time unë e kam formuluar për Ramën, jo për vete. E kam formuluar për shkak të dobësisë së Ramës e jo për një zbythje timen morale. Në vend të Ramës, unë vetë nuk do bëhesha kurrë me Metën; përkundrazi, do synoja ta rrëzoja tandemin Berisha-Meta, e për këtë do ngrija më këmbë një opozitë që si premtim kryesor do kish një revolucion moral, ngritjen apo rekuperimin e një ndërgjegjeje civike, dhe një ribërje nga fillimi të institucioneve. E nëse votuesit do preferonin prapëseprapë dyshen Meta-Berisha, unë do t’ia lija atë punë ndonjë tjetri. Nuk do t’i bëhesha ferrë politikës.
Gjatë këtyre viteve, ju keni mbajtur një qëndrim të prerë sa i përket evidentimit të së keqes më të madhe, duke treguar kurdoherë me gisht Berishën. Pas aleancës së fundit të Ramës, a mendoni se lideri i opozitës është e keqja më e vogël?
Dëgjoni, Rama është pjellë e këtij sistemi, është i korruptuar ashtu si të tjerët (nuk ka rëndësi nëse ka vënë, apo jo pasuri; është sjellja e tij publike e korruptuar, mënyra sesi e koncepton politikën, mënyra sesi i lidh dhe i zgjidh aleancat e aleatët etj.), por unë deri në këtë pikë e njoh Ramën. Unë nuk di që ai të ketë vrarë për të mbajtur pushtetin, nuk di që ai të ketë mbajtur fjalime para nxënësve 12-vjeçarë për t’u thënë se kundërshtari i tij është armik i kombit, nuk di që ai të jetë futur në krevatin martesor të kundërshtarit të vet, nuk di që të ketë pushtuar institucionet, që nga televizioni e deri te SHISH-i etj. E jo vetëm nuk i di këto gjëra, por edhe nuk besoj që ai mund t’i bëjë.
A e konsideroni të dështuar betejën e deritanishme të opozitës, që synonte të vinte në pushtet me programin e majtë të Rilindjes, me një aleancë të gjerë antiregjim dhe me premtimin për reforma të thella në shëndetësi, polici e qeverisje? Ç’mbetet të presim tashmë nga koalicioni i majtë, nëse fiton zgjedhjet në 23 qershor?
Për mua, nëse rrëzohet regjimi i Berishës, krijohet një premisë e mirë për një frymëmarrje të re në çdo kuptim. Më tej, shpresoj që jo çdo gjë do të varet nga Rama, qoftë për mirë, qoftë për keq. Do të varet dhe nga shumë faktorë të tjerë, përfshirë median e opozitën.
Ç’ndjesi të krijon reagimi i kryeministrit Berisha, pas largimit të Metës? Ka shumë njerëz që mendojnë se kjo prerje në besë, më pak se 3 muaj para zgjedhjeve do t’i jepte atij pikë, ndërsa Mero Baze te Krasta shkoi edhe më tej kur tha se Berisha nga ana e tij po sillet në lartësinë e situatës…
Pse, si mund të sillej Berisha në këtë situatë? Do duhej të sulmonte Metën si mafioz? Apo do duhej t’i vinte prangat Metës? Ai thjesht po mbytet në baltovinën që ka gatuar vetë.
Tranzicioni i gjatë shqiptar ka rrënjosur fort idenë se në këtë vend të gjithë janë njësoj të ndotur. Duke përjashtuar utopinë nga ekuacioni, cilën shihni ju si një rrugë shpëtimi apo alternativë që një vend si Shqipëria të ketë nesër një sistem dhe shoqëri më të drejtë?
Si rrugë shpëtimi shoh një lëvizje të re të tipit “Grillo”, por që t’mos e imitojë pikë për pikë këtë lëvizje. As liderin e saj, i cili në fakt nuk më pëlqen. Bile, po të isha italian, do ta kisha frikë.
Për një gazetar si Mustafa Nano, që shkruan prej vitesh, por edhe jeton mes anomalive të këtij vendi, Shqipëria mbetet ende interesante nga pikëpamja gazetareske apo një vend prej nga të vjen t’ia mbathësh dita-ditës?
Është një vend që ma ka sjellë në majë të hundës, por është vendi im.
TEZA E MUÇIT
Është një frazë e natyrës praktike, dhe amorale, dhe qoftë dhe për këtë arsye, nuk mburrem që e kam thënë. I qëndroj asaj, por nuk mburrem, e nuk e them me gëzim, si të kem gjetur një deus ex machina. Thjesht kam bindjen se hë për hë nuk kemi zgjidhje të tjera, që të mos jenë të natyrës amorale.
REAGIMET
Nuk mendoj se duhet të gënjehemi nga reagimet on-line, megjithatë. Unë po shoh botën off-line, dhe nuk është se shock-u është aq i madh. Sigurisht, u është hapur barku, por vë re se janë me tezën time. “Hajt, mo, se nuk ka një mënyrë tjetër për të larë hesapet me Berishën”, thonë.
PER RAMEN
Rama nuk ka justifikim. Ne të tjerët kemi justifikim, por Rama jo. Rama ka pasur për detyrë të mos e linte këtë pushtet të shndërrohej në regjim, dhe ta rrëzonte me një ofertë të besueshme. Tezën time e kam formuluar për shkak të dobësisë së Ramës e jo për një zbythje timen morale.
PER BERISHEN

Shkrimi u publikua sot në gazetën MAPO
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com