TIRANE  - Vodafone Albania ka prezantuar sot për herë të parë shërbimin e parasë elektronike edhe për Shqipërinë përmes shërbimit M-Pesa për transfertat e parasë elektronike.

Gjatë prezantimit të këtij shërbimi, Drejtori ekzekutiv i Vodafone Albania Dietlof Mare u shpreh: 
Si kompani lider në tregun e komunikimeve elektronike, jam shumë i lumtur që po prezantojmë sot në tregun shqiptar një tjetër shërbim të parë të këtij lloji në vend, Vodafone M-Pesa, që i mundëson klientëve të depozitojnë para dhe të kryejnë pagesa nëpërmjet çdo lloj aparati cellular në çdo kohë e në çdo vend të Shqipërisë me çmime tepër të përballueshme. Për përdorimin e këtij shërbimi nuk ka nevojë që të keni akses në sistemin bankar, pasi përdoret vetëm me telefonin celular”. 

Ministrja e Inovacionit Milena Harito u shpreh se ky është vetëm hapi fillestar i teknologjisë dhe se ende ne nuk kemi parë asgjë. 

Po ashtu guvernatori i bankës Gent Sejko u shpreh se ky shërbim ka marrë miratimin e Bankës së Shqipërisë si një institucion financiar i besueshëm për pagesat në distancë 
Pagesat me celular sot janë evidente në gjithë shtet e rajonit dhe noramlisht ne jemi të kënaqur që kompania vodafone një kompani e cila ka vite që zhvillon aktivitetin në Shqipëri promovon sistemin enpezo dhe ka zhvilluar këtë sistem për një periudhë prej disa vitesh,” – tha Sejko.

Përmes një llogarie të hapur në këtë shërbim, e cila është e ruajtur nga një kod Pin të gjithë kanë mundësinë e transferimit të parave elektronike duke bërë kështu më të thjeshtë procesin e transferimit të parave. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)