Një 25-vjeçar u arrestua nga Policia e Korcës, në një operacion të koduar "Porodina" pasi nga kontrolli që efektivët e uniformave blu bënë në shtëpinë e tij zbuluan një pistoletë pa leje dhe dhe municion luftarak.
Policia thotë se u arrestua Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.
Policia kishte marrë informacione se 25-vjeçari qarkullonte me armë zjarri në automjet. Ahërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga 25-vjeçari, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa leje.