Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi, thotë se paqja nuk mund të nënshkruhet mes kosovarëve dhe serbëve, por atë duhet ta nënshkruajë dikush nga Tirana.

Ai e vlerëson vizitën e Ramës në Beograd vetëm si një simbolikë, por thotë se kjo është një nismë e paqes mes serbëve dhe shqiptarëve.

"Nga vizita nuk prisnim asgjë më tepër se sa një simbolikë. Do të ishte jonormale që të prisnim nga kjo vizitë diçka më tepër. Më lejoni të vlerësoj se unë mendoj që kjo është nisma e paqes së madhe mes serbëve dhe shqiptarëve. Paqen me serbët nuk mund ta nënshkruajnë kosovarët, paqen duhet ta nënshkruajë kryeministri i Shqipërisë", ka thënë Thaçi në "Opinion".

"Shqiptarët e Maqedonisë janë shumë më të ndishëm në këto çështje dhe deklarata e kryeministrit u prit me një entuziazëm shumë të madh. U vlerësua si paraqitja më e madhe e një politikani shqiptar në Beograd", ka thënë ai./Gazetaexpress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)