Disa njerëz preferojnë qentë e disa të tjerë macet, kur na pyesin se kush i do më shumë njerzit përgjigjemi sipas preferencave tona.
Një grup shkenctarës kanë bërë teste të ndryshme për të parë se cila prej dy kafshëve ka dashuri më të madhe ndaj njerëzve.
Sipas studimit macet nuk brengosen aq shumë për ne sa brengosen qentë. Qentë lëshojnë lëshojnë oksitocin, i njohur gjithashtu edhe si “hormoni i dashurisë”, kur ata janë në kontakt me pronarin e tyre ndërsa macet jo.
Studime të ndryshme sociale kanë treguar se kur pronarët luajnë me qentë e tyre, njeriu dhe qeni i tij lëshojnë oksitocin.
Studiuesit u shprehën se nëse pronari i maces vdes, ajo ka shumë gjasa që ta “hajë” atë nëse nuk gjen një burim tjetër ushqimi, ndryshe nga qeni, i cili do të vuante deri sa të ngordhte për vdekjen e pronarit të tij.