Macron dhe Putin do të takohen muajin e ardhshëm

Macron dhe Putin do të takohen muajin e ardhshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime muajin e ardhshëm.

Bisedimet pritet të mbahen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe.

Macron tha se do të takohet me Putinin më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se të jetë nikoqir i samitit të G7-ës.

Presidenti i Francës tha se bisedimet me Putinin do të mbahen në kështjellë, pasi sipas tij, një ambient i tillë mundëson “që të punohet në izolim... dhe pritjen e liderëve të huaj, ashtu siç do të bëj pas disa javësh me Vladimir Putinin”.

Agjencia e shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës pritet të takohen në qytetin francez Biarritz. Samiti do të nisë më 24 dhe do të përfundojë më 26 gusht.

Franca a presidencën e G7 këtë vit. Në këtë grup po ashtu bëjnë pjesë Britania, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky grup më herët quhej G8 dhe bënte pjesë edhe Rusia, por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer