Macron do të negociojë me Trump për marrëveshjen bërthamore të Iranit
Presidenti francez Emanuel Macron do të mbrojë marrëveshjen bërthamore për Iranin gjatë takimit me presidentin Trump gjatë vizitës së tij në SHBA.
Foto ilustruese
Presidenti francez Emanuel Macron do të mbrojë marrëveshjen bërthamore për Iranin gjatë takimit me presidentin Trump gjatë vizitës së tij në SHBA.
Mospajtimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit, e arritur me fuqitë botërore pritet të jenë temë kryesore gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Macron ka arritur sot në Uashington për një vizitë tre ditore teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur 12 majin si afat të fundit që marrëveshja me Iranin të përmirësohet, në të kundërtën ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga ajo.
Fuqitë tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit 2015- Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia- i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të qëndrojë në këtë pakt, duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.
Gjatë një interviste për Fox News, Macron kishte thënë se nuk ka “plan B” për këtë marrëveshje.
Trump u ka bërë thirrje fuqive evropiane që të përmirësojnë, ato që ai i quan “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes. Ai ka thënë se Iranin po shkel “shpirtin” shpirtin e marrëveshjes bërthamore.
Para vizitës së Macronit në SHBA, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që ta “inkurajojnë presidentin Trump jo vetëm të qëndrojë në marrëveshje, por më e rëndësishmja të nisë zbatimin e saj”./REL
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03