Macron dorëzohet para protestuesve, premton rritjen e pagave minimale dhe ndryshme në mënyrën e taksimit

Macron dorëzohet para protestuesve, premton rritjen e pagave minimale dhe ndryshme në mënyrën e taksimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp ka premtuar rritje të pagave minimale dhe ndryshme në mënyrën e taksimit si një përgjigje ndaj protestave të dhunshme që janë zhvilluar në vend prej katër javësh. Për më shumë detaje lidhur me protestat në Francë (LEXO KËTU)

Paga minimale do të rritet me 100 euro në muaj nga 2019. Rritja e planifikuar e taksave për pensionistët me të ardhura të ulëta do të anullohet, ndërkohë që punëdhënësve do t’u kërkohet të paguajnë një bonus për punonjësit.  Do të anullohen taksat mbi punën jashtë orarit dhe të vendosën përjashtime të veçanta tatimore për njerëzit që fitojnë më pak se 2,000 euro për muaj.

Emmanuel Macron, president

Ky është reagimi i tij parë pas katër javësh protesta, të cilat filluan mbi rritjen e çmimeve të karburantit dhe më pas shpërthyen pakënaqësitë e tjera lidhur me poltikat ekonomikë që zgjidhte Macron.

"Nuk ka asnjë justifikim për zemërimin dhe për të gjitha ato përplasje të dhunshme por publiku e ka të drejtën e indinjatës,”-tha në fund të fjalës së tij presidenti francez.

Triumfi i parë i protestave ishte kur qeveria franceze vendosi që të pezullonte rritjen e taksës së karburantit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë