Macron 'dritë jeshile' nëse KE jep OK, Balla: Komisioni Europian raportoi se dy vendet i meritojnë negociatat

Macron 'dritë jeshile' nëse KE jep OK, Balla: Komisioni Europian raportoi se dy vendet i meritojnë negociatat

Presidenti i Francës Macron deklaroi dje se nëse Komisioni Europian do të japë 'OK' për negociatat, atëherë Franca është gati në mars për të dhënë dritën jeshile. E ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është një sinjal i mirë, por frenoi entuziazmin duke kërkuar që të mos ushqejmë iluzione, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga Italia shprehet se Komisioni Europian raportoi në tetor në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve konsullore, njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurisht jetëzimi i angazhimit tonë të kahershëm për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për secilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit", deklaroi Balla.

E ndërsa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Balla shprehet i bindur se ato do të jenë në 2021 me objektiv mandatin e tretë qeverisës. "Ju keni një rëndësi të veçantë, për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër" përfundoi Balla gjatë takimit në Bolonja të Italisë me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Socialiste në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit që do të mbahet në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sela: 16/02/2020 17:54

    Ama ka thon Balla neser mroma shqipnia ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja