Macron feston fitoren me gruan e tij,
historia që apasionon Francën

Macron feston fitoren me gruan e tij,<br />historia që apasionon Francën
Emmanuel Macron është kandidati favorit i cili kandidon në zgjedhjet presidenciale të 7 majit në Francë.

Përvec se një politikan pro evropian, ish ministër i ekonomisë ajo cfarë ka tërhequr vëmendjen  është edhe jeta e tij personale, martesa me ish mësuesen 25 vite më të madhe se ai.

Në këto foto ju njohim sesi cifti i vecantë feston fitoren pas raundit të parë presidencial. Nëse Macron zgjidhet president 64-vjecarja do të jetë Zonja e Parë e Champs-Elysees.

[gallery]21961[/gallery]

Macron u takua me mesuesen e letersise Brigitte Trogneux kur ai ishte 15-vjec e cila ishte mësuesja e tij.

“Kur ishte 17 vjec, Emmanuel më tha: Cfarë do të bësh, unë do të martohem me ty” kështu është shprehur zonja Trogneux për një revistë.
 
Cifti u martua në vitin 2007 ndërsa bashkëshortja e Macron e cila ka tre femije nuk e ndryshoi mbiemrin e saj.

“Unë nuk e fsheh gruan time. Ajo është në jetën time gjithmonë ka qënë” është shprehur Macron

Ndërsa gjatë një tubimi ata nuk nguruan të puthen ndërsa edhe një herë 39 vjecari Macron nuk e mbuloi dashurinë e tij duke u shprehur “ I detyrohem shumë sepse ajo më ka ndihmuar të jem njeriu që jam sot. Kur  unë të zgjidhem president, jo lapsus, kur ne të zgjidhemi ajo do të jetë këtu”.

Macron ka studiuar për Filozofi në Universitetin e Nanterrës në Paris dhe ka një diplomë nga shkolla kombëtarere elitare për Administrim. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar si bankier në bankat e investimeve të një prej grupeve më të mëdha financiare globale Rothschild si dhe ka punuar si minister ekonomie gjatë presidencës se Hollande derisa u shkëput dhe krijoi partinë e tij En Marche.

E me të vertëtë dashuria nuk njeh moshë, sidomos në qytetin e dashurisë Parisin. Historia e Macron me mësuesen e tij është pikërisht një histori e atillë që ka apasionuar Francën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku në ‘Kushtetuese’: Mbylli bizneset! Taksa e padrejtë, politikë selektive e qeverisë

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku në ‘Kushtetuese’: Mbylli bizneset! Taksa e padrejtë, politikë selektive e qeverisë