Macron 'dritë jeshile' për negociatat: Nëse KE jep OK edhe Franca gati! Rama: Sinjal i mirë, por mos ushqejmë iluzione

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dhënë dritën jeshile për sa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të një deklarate në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron u shpreh i vendosur për t'i dhënë fund bllokimit të Francës për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Por sipas Macron që ai të jap 'Po' e tij duhet që Komisioni Evropian në mars të japë rezultate pozitive për sa u përket integrimit të dy vendeve.

"Ne jemi në pritje të raportit (Komisionit Evropian) në Mars ... në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat,"  tha Macron në konferencë.

Ndërkohë, në përmbyllje të vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama tha se marrja e një 'Ok' nga Franca është pozitive, por bëri thirrje që askush të mos krijojë iluzione të skajshme, pasi ky proces nuk është në dorë të Shqipërisë. Rama tha se qeveria do të vijojë të bëjë punë e  saj me reformat në të njëjtën mënyrë si kur Shqipëria të kishte marrë një 'PO' që në tetorin e kaluar.

Kujtojmë se Macron ishte një nga kundërshtarët e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në muajit tetor të vitit që lamë pas. Në atë kohë Macron shprehej se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok në Bashkimin Evropian (Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut) Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që vendimi i Macron ishte i gabuar për t'i bllokuar ato.

Këtë muaj, Komisioni sugjeroi reforma në procesin e pranimit përgjatë linjave të një propozimi francez të bërë në nëntor, duke u dhënë qeverive të BE më shumë detaje dhe duke e bërë më të lehtë ndalimin ose rivendosjen e negociatave apo ngrirjen e fondeve.

Lëvizja e  Macron vjen në një fazë ku të gjithë vendet e tjera të BE-së  janë dakort me hapjen e negociatave dhe përpara një samiti BE-Ballkan në Zagreb në muajin maj. Danimarka dhe Holanda, të cilët mbështetën pozicionimin e Macron vitin e kaluar, pritet të heqin rezistencën e tyre, thanë diplomatët e BE për Reuters.

Franca dhe aleatët e saj janë të shqetësuar për aftësinë e BE-së për të sjellë një rajon të dëmtuar nga luftërat etnike në vitet 1990 apo që janë duke luftuar me krimin dhe korrupsionin. Po ashtu me ankth shihet edhe vendimet për të mos përsëritur atë vendim të nxituar për Rumaninë dhe Bullgarinë në 2007.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/02/2020 18:47

    Jo BE-së se do na beje skllever!

    Përgjigju
    • Ergysi: 15/02/2020 21:53

      Me mire skllever te BE se sa te koke lopes, çizmes, penicilines e me rradhe

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari