Dy ditë pasi flakët shkatërruan një pjesë të Notre Dame, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se "dëshiron ta shohë Katedralen më të bukur se më parë, brenda pesë viteve".
"Ne do të rindërtojmë Notre Dame, më të bukur se më parë dhe dua që kjo të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Ne mund ta bëjmë këtë. Pas një kohe testimi, një reflektimi dhe pastaj veprimi", tha Macron.
Ekspertët thonë se problemi kryesor është ruajtja e elementëve të kishës që i kanë mbijetuar zjarrit, por që janë dëmtuar rëndë prej saj. Për këtë arsye, ndryshe nga Macron, ata paralajmërojnë se rindërtimi i Notre Dame mund të marrë disa dekada.
"Do të zgjasë një kohë të gjatë dhe do të kushtojë shumë para", tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e Unesco.
Më shumë se 800 milion euro janë mbledhur nga e gjithë bota për restaurimin e Katedrales 850- vjeçare. Mes tyre ka kontribuar edhe qeveria kosovare.