Macron: Marrëveshja Serbi-Kosovë të zbatohet menjëherë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës përbën një “progres të rëndësishëm” dhe se ”tani është thelbësore që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi” dhe “menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë të zbatojnë të gjitha detyrimet e përcaktuara në të

Në fund të një sesioni të liderëve të BE-së, në të cilin Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i informoi ata për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë.

Presidenti francez vuri në dukje se “dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku për këtë” dhe se ”do të vazhdojnë ta bëjnë në të ardhmen”.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të rrezikojnë reputacionin e tyre ndërkombëtar nëse nuk fillojnë sa më parë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Stano theksoi se kredibiliteti i palëve do të kërcënohet nga moszbatimi i asaj që është rënë dakord, sepse për t’u parë si partner i besueshëm i BE-së duhet të zbatojnë atë që kanë premtuar.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë