Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbajtur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit.
Macron i cilësoi si të papranueshme tarifat doganore të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të cilat kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë.
Sipas Macron, tarifat doganore po përdoren nga Trump si një mjet për të bërë presion, teka shtoi se Evropa i kushton rëndësi të madhe sovranitetit dhe rregullave ndërkombëtare, shkruan La Stampa.
“Franca dhe Evropa i kushtojnë rëndësi të madhe sovranitetit dhe pavarësisë si dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vendosim forcat tona në Grenlandë”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Macron tha se bota po hyn në një periudhë paqëndrueshmërie dhe ku ligjin e bën më i forti.
“Bota po anon drejt autokracisë; në vitin 2024, ka pasur mbi gjashtëdhjetë luftëra, megjithëse më është thënë se disa janë zgjidhur”, tha Macron me ironi, duke iu referuar pretendimit të Trump se ka mbyllur disa konflikte.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të vendosë tarifa doganore ndaj vendeve që nuk mbështesin planet e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën, pjesë e territorit të shtetit të NATO-s, Danimarkës.
Trump e krahasoi mundësinë e vendosjes së tarifave doganore me ato që kishte kërcënuar vitin e kaluar se do t’i vendoste ndaj Francës dhe Gjermanisë për shkak të çmimeve të produkteve farmaceutike.
Udhëheqësi amerikan po intensifikon përpjekjet për të marrë nën kontroll ishullin autonom arktik.
Trump argumenton se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën e pasur me minerale dhe e ka akuzuar Danimarkën se nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e saj kundër rivalëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Vendet evropiane, që janë anëtare të NATO-s, ditëve të fundit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Danimarkën dhe Groenlandën, pas kërcënimeve në rritje nga Trumpi, përfshirë edhe duke dërguar trupa në këtë territor strategjik.
Lajmi kryesor:
Forumi Ekonomik i Davosit/ Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim
Komente










