Macron: Nuk do të ketë më siguri në Evropë nëse Moska do të fitonte! Dërgimi i trupave perëndimore në Kiev është një opsion

Macron: Nuk do të ketë më siguri në Evropë nëse Moska do të fitonte! Dërgimi i trupave perëndimore në Kiev është një opsion

Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi fuqitë perëndimore se Rusia nuk ka shenja dobësie Rusisë, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet, megjithëse ai tha se situata aktuale nuk e kërkon këtë.

Në një intervistë në televizionin kombëtar francez TF1 dhe France 2, Macron u pyet për deklaratat e tij për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, që shkaktuan reagime nga liderët e tjerë evropian , të cilët theksuan se nuk kishin plane për ta bërë këtë.

"Ne nuk jemi të sigurt nëse se do ta bëjmë këtë. Nuk jemi në atë situatë për momentin, por nuk po e përjashtojmë këtë opsion”, tha Macron.

Macron tha se “nëse Rusia do të fitonte ne nuk do të kishim më asnjë siguri në Evropë. Besueshmëria e Evropës do të zvogëlohej në zero".

Macron e përshkroi luftën Rusi-Ukrainë si "ekzistente" për Francën dhe Evropën.

“Nëse lufta do të përhapej në Evropë, do të ishte zgjedhja dhe përgjegjësia e vetme e Rusisë. Por që ne sot të vendosim të jemi të dobët, të vendosim sot se nuk do të përgjigjemi, tashmë është e mundur. Dhe unë nuk e dua këtë”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian komentoi deklaratat e Macron duke thënë se Italia nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, pasi nëkëtë moment duhet paqe dhe jo luftë me Rusinë.

“E përjashtoj dërgimin e trupave sepse duam paqe, nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë. Si Itali ne nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa në Ukrainë. Ne ndihmojmë Ukrainën të mbrojë pavarësinë e saj. Është ndryshe nga dërgimi i trupave italiane për të luftuar kundër rusëve", shpjegoi Tajani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
'Kievi nuk mund të presë zgjedhjet amerikane', Borrell në SHBA: Mos vononi ndihmën ushtarake

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka qenë në një vizitë në SHBA, nga ku ka bërë thirrje që të mos vonohet ndihma ushtarake për Ukrainën.

Pas takimeve që pati në Uashington, Borrell tha se mbështetja për Ukrainën nuk duhet të vonohet pasi këtë verë mund të vendoset rezultati i luftës me Rusinë.

Borrell u tha gazetarëve se çdo gjë që është e nevojshme duhet të bëhet sa më shpejt.

“Duhet të shpejtojmë. Duhet të rrisim mbështetjen tonë, të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Kjo është arsyeja pse ne po rrisim kapacitetet tona të mbrojtjes industriale. Dhe është gjithashtu e vërtetë për SHBA-në. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë dhe Ukraina nuk mund të presë deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA”, tha Borrell.

"Çfarëdo që duhet bërë, duhet të bëhet shpejt," iu përgjigj ai gazetarëve që pyetën se cili ishte mesazhi i tij për politikanët amerikanë në Kiev.

Ora 21:59
Stoltenberg: Ukrainasve po u mbarojnë municionet, por jo guximi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të aleancës që t’i japin Kievit municione që i duhen aq shumë dhe pajisje ushtarake, teksa trupat ukrainase po përballen me sulme intensive ruse për më shumë se dy vjet që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

Duke folur në Bruksel më 14 mars, ku prezantoi raportin vjetor të aleancës për vitin 2023, Stoltenberg tha se përderisa aleatët e NATO-s kanë burime të nevojshme për të ndihmuar Ukrainën, tani është çështje e vendosmërisë politike të 32 anëtarëve të aleancës për të ndalur presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ndihma e paprecedent nga aleatët e NATO-s ka ndihmuar Ukrainën që të mbijetojë si shtet sovran, por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje, dhe atyre iu duhet kjo ndihmë tani”, tha Stoltenberg.

“Ukrainasve nuk po u mbaron guximi, ata janë duke mbetur pa municione. Së bashku, ne kemi kapacitet për t’i ofruar Ukrainës atë që ka nevojë. Për këtë ne duhet të tregojmë vullnet politik. Të gjithë aleatët duhet të veprojnë shpejt sepse çdo vonesë ka pasoja të vërteta në fushëbetejën në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

 

Ora 21:58
VIDEO/ Raketa ukrainase godet territorin rus, një viktimë dhe disa të plagosur në Belgorod

 

Një burrë në Belgorod ndërsa udhëtonte me makinën e tij është goditur nga një raketë ukrainase dhe ka humbur jetën. Katër persona u plagosën.

Pesë shtëpi dhe 25 automjete u dëmtuan nga sulmi, tha kryebashkiaku i qytetit.

Një tjetër bombë në të njëjtën ditë vrau një grua që po ngiste makinën e saj dhe plagosi tre persona të tjerë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania