Sipas gazetës serbe "Nezavisne", Franca do fillojë një konsultë zyrtare diplomatike për t’i ofruar Ballkanit Perëndimorë një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar, i cili do të zëvendësojë anëtarësimin e plotë në BE.
Sipas gazetës, Franca, e ndodhur nën presion nga partnerët e saj europianë për të hequr dorë nga pozicioni i saj kokëfortë në Samitin e ardhshëm europian, për të lejuar që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE, ka vendosur ti propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.
Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t'u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një "tërheqjeje të heshtur" të anëtarësimit të plotë.
"Nezavisne" thotë gjithashtu se Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një "partneritet të privilegjuar" sesa anëtarësim, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE .
Ndërkohë, mediat europiane kanë kritikuar ashpër Francën, duke e akuzuar atë se po e shtyn Ballkanin Perëndimor në duart e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor, 07:44
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor, 21:27
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor, 18:40
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01
Fute ne b.the partneritetin e privilegjuar o ksenofob i felliqur francez.
PërgjigjuShko o ari se na kenaqe, nuk jemi keq per lemoshe, por per ndihmen e BE per ta bere Shqiperine shtet modern.
PërgjigjuFilloi dhe ky me PPP-te...
Përgjigju