Macron paralajmëron për 'pasoja' nga progami bërthamor i Iranit

Macron paralajmëron për 'pasoja' nga progami bërthamor i Iranit

Benjamin Netanyahu dhe Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi "nxitjen e shpejtë" të programit bërthamor të Iranit pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ishte në Paris për të kërkuar një qëndrim më të fortë evropian kundër Teheranit, më 2 shkurt. Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi darke në Pallatin Elysee, Macron paralajmëroi se vazhdimi i programit bërthamor nga ana e Iranit "do të kishte pasoja të pashmangshme".

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Iranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor synon vetëm prodhimin e energjisë. Netanyahu shpreson se roli i Iranit në furnizimin me dronë për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, si dhe shtypjen që vendi po i bën protestuesve në vend, do t'i shtyjë aleatët perëndimorë të heqin dorë nga çdo ringjallje e marrëveshjes së programit bërthamor të vitit 2015.

Franca pajtohet se nevojitet "qëndrueshmëri" në marrëdhëniet me Iranin, tha një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se programi bërthamor i Iranit ka arritur në "një pikë të rrezikshme". Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN.

Netanyahu tha se "padyshim është duke e konsideruar " ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin. Ai tha se Izraeli është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome. Mirëpo, qëndrimi përkrahës i tij Ukrainën nuk është pa rrezik për Izraelin, pasi mbrojtja ajrore ruse e vendosur në Siri mund të kthehet kundër avionëve izraelitë.

Netanyahu - i cili u rikthye në pushtet në shtator të vitit të kaluar - tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës