Macroni paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.

Macron në fjalimin e tij të përvjetmë para ambasadorëve, ka thënë se mendon që marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.

Ai ka bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, serbët të kthehen në institucione të Kosovës e po ashtu ka përmendur edhe formimin e Asociacionit. Ai ka thënë se nga autoritetet e Kosovës presin që “paqja të kthehet” në këtë pjesë.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 28/08/2023 14:14

    Këtij mikronit të plakës franceze po i behet buza me shkume,çka tregon se ka reflukse të rrezikshme dhe shterngime te egra ne stomak dhe tere sistemin gastrointestinal nga konsumi i çorbës prishur gatuar prej shume vitesh ne Shen Petersburg@Moskë......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump