Madeleine Albright të enjten
viziton Prishtinën

Madeleine Albright të enjten<br />viziton Prishtinën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ish sekretares amerikane, Madeleine Albright do të vizitojë Kosovën në kuadër të samitit Ndërkombëtar të Gruas, me temën: “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, që organizohet në Prishtinë nga data 4 deri më 6 tetor. Konferenca organizohet nga Presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së dhe lajmi i pranisë së ish sekretares amerikane të Shtetit është konfirmuar nga vetë presidentja Jahjaga.

Albright do të mbajë një fjalim për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.

“Përmes këtij samiti synohet avancimi i çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës, përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare”, tha me këtë rast, Jahjaga.

“Kosova dhe kryeqyteti i saj, në këto ditë gjatë mbajtjes së këtij Samiti, do të shndërrohet në kryeqendrën botërore ku do të diskutohet progresi dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në vendin tonë sa i përket fuqizimit të gruas, të gjitha ato reforma dhe mekanizma që janë krijuar deri tash për fuqizimin e rolit të gruas dhe që të identifikohen rekomandimet që hyjnë në punë për Kosovën, për vendet e rajonit, por edhe për vendet e tjera të botës, që në njëfarë mënyre i kanë sfidat e njëjta, siç i kemi ne në Kosovë dhe në rajon”, ka vlerësuar presidentja Jahjaga, informon europaelirë.

Ajo gjithashtu tha se në këtë samit do të jenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova, Rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika, përkatësisht 100 pjesëmarrës vendorë dhe 100 nga rajoni dhe bota.

Gjatë samitit do të adresohen të gjithë ata faktorë që ndikojnë në avancimin dhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, fuqizimin ekonomik të grave, me përfaqësimin politik dhe rolin e gruas në vendimmarrje, si dhe të drejtën e pronës dhe qasja e gruas në burime.
(europaelire/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi