Këngëtarja e njohur Madonna duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me të dashurin 28-vjeçar. Së fundmi, është parë pranë një personi që ka ngjashmëri ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshortin e saj, Guy Richie.
Të dy janë fotografuar duke ecur krah njëri-tjetrit në Sicili të Italisë. Nuk dihet nëse është ndonjë mik i afërt i këngëtares apo ka nisur një romancë të re.
Kanë kaluar vetëm 4 muaj nga ndarja me Ahlamalik Williams. ‘Mbretëresha e Popit’ shijoi lidhjen për 4 vite me të dashurin e saj, me të cilin u takua në vitin 2015, por pati shumë reagime për diferencën e tyre në moshë.