Madonna humb gjyqin, letra e dashurisë e 2Pac ndaj saj do të dalë në ankand

Madonna humb gjyqin, letra e dashurisë e 2Pac ndaj saj do të dalë në ankand

Madonna dhe Tupac

Këngëtarja e famshme Madonna ka humbur gjyqin e saj që kishte ngritur kundër ish-asistentes personale të saj Darlene Lutz, e cila dy vite më parë kishte nxjerrë në ankand me 22 sende personale të këngëtares.
Mes sendeve të rëndësishme, Gjykata e New York i ka dhënë të drejtë shtëpisë së ankandeve që të nxjerrin në ankand sendet, pasi sipas saj Madonna kishte humbur shumë kohë për të prezantuar kërkesën e saj. Letra e Tupac do të ketë një vlerë prej 100.000 dollarë. Madonna pretendon se nuk kishte ide që ish-bashkëpunëtorja ia kishte marrë letrën në vitin 2003.


(Letra e Tupac për Madonnën)

Letra përmban lamtumirën që reperi i ka shkruar Madonna-s dhe arsyen e ndarjes pas lidhjes që kanë patur në vitin 1994.

Letra me shkrim dorë u shkrua një vit para se Tupac të vdiste, më 1995- ën. Në letrën emocionale, legjenda e rap-it i shkruan se të qenurit njeri me ngjyrë vetëm do ta ndihmonte Madonnën në karrierën e saj, por imazhi i tij do të binte për shkak se do dilte me një grua të bardhë.

 Nuk desha kurrë të të lëndoja.

2Pac në letrën për Madonnën

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë