Madonna ka sjellë një dhuratë për fansat e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ka lançuar 6 këngë në iTunes të cilat do të ishin pjesë e albumit të saj të 13-të.

Këngëtarja shkruan, “Merrini si dhuratë për krishtlindje dhe do të doja që të mos dëgjoheshin  këngët e papërfunduara që po qarkullojnë”.

madonna

Madonna ra pre e një vjedhjeje të disa këngëve të papërfunduara të saj nga albumi i 13-të, të cilat kanë përfunduar online.

Këngëtarja është ndjerë e përdhunuar artistikisht dhe e ka quajtur një terror artistik këtë vjedhje në reagimin e saj në Twitter.

Madonna ka ndjekur stil Beyonce në foton e cila shoqëron këngët.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)