Madonna në telashe? Shoqata e saj e bamirësisë në Afrikë dyshohet për shfrytëzim dhe trafikim të miturish

Madonna në telashe? Shoqata e saj e bamirësisë në Afrikë dyshohet për shfrytëzim dhe trafikim të miturish

Madonna

Federata Botërore e Etiopisë ka shkuar te presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, për t'i kërkuar atij që të hetojë akuzat "homoseksuale dhe transgjinore" në lidhje me birësimin e fëmijëve nga Malavia për "trafikim njerëzor dhe eksperimente sociale", kjo nga qendra e bamirësisë së mbretëreshës së popit, Madonës. Raising Malawi është qendra e Madonës dhe thuhet se në këtë qendër shfrytëzohen fëmijët e birësuar.

Federata i kërkon presidentit Chakwera “të kufizojë hyrjen e saj dhe të bashkëpunëtorëve të saj në Afrikë” si dhe aksesin ndaj fëmijëve afrikanë prej akuzave të trafikimit të fëmijëve, shfrytëzimit seksual të tyre, skllavërinë seksuale mashtrimin dhe abuzimin me të dobëtit”.

Zyrtarët thonin se në këtë rast parimi i “pafajësisë deri në provimin e fajit” duhet të ruhet, edhe pse ka fakte të pamohueshme që e bëjnë Madonna të papërshtatshme për të qenë pranë fëmijëve, dhe aq më pak për t’i dhënë mundësi t’i influencojë ata.

Grupi pretendon se Madonna ka krijuar bamirësinë ‘Raising Malawi’ për të kryer “eksperimente sociale me fëmijë të dobët afrikanë,” me qëllim prodhim pornografie fëmijësh, imazheri fetare, brutalitet dhe pornografi vulgare”.

Peticioni sugjeron se Madonna ka përdorur fëmijën që ka adoptuar David Banda, “për eksperimente dhe shfrytëzim seksual.”

Mediat lokale theksonin foto të 17-vjeçarit të veshur me rroba femrash, makijazh dhe vathë, që janë publikuar në rrjetet sociale.

Në peticion thuhet se ajo po përdor fëmijët për eksperimente sociale.

Këngëtarja është kritikuar dhe më parë nga qeveritë e “vendeve në zhvillim,” për përdorimin e famës dhe pasurisë për të pasur akses në jetimoret e fëmijëve me qëllim adoptimin.

Grupi vendas thotë Madonna ka shfaqur foto të djalit të saj nga Malaui “në forma gjinore ekstreme” me fustane femrash dhe në poza seksualisht të qarta, edhe në prezencë të nënës

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë