Madonna ka nxjerrë në shitje pronën e saj që bleu vetëm një vit më parë. Madge e nxori në ankand shtëpinë e saj në Hidden Hills për pak më pak se 26 milionë dollarë.
Madonna e bleu shtëpinë vitin e kaluar nga The Weeknd për 19.3 milionë dollarë. Si duket ajo ka llogaritur një fitim të konsiderueshëm.
Shtëpia është 12000 metra katrorë, me 9 dhoma gjumi, një teatër, sallë pritjeje muzikore, bar i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe pishinë.
Shtëpia e Madonnës që ka nxjerrë në shitje
Komento