Madonna për (zh)veshjen në Met
Gala: Ishte një deklaratë politike!

Madonna për (zh)veshjen në Met<br />Gala: Ishte një deklaratë politike!
Veshja e Madonnës në Met Gala është diskutuar dhe vijon ende të përflitet dy ditë pas eventit më të madh dhe të rëndësishëm të modës. Fustani ekstravagant i yllit të muzikës pop ishte dizenjuar nga Givenchy dhe linte shumë pak vend për imagjinatën, gjë që siç duket (dhe siç e kishim menduar) nuk është edhe aq e rastësishme.

Madonna ka zgjedhur të parakalojë në Tapetin e Kuq me atë veshje, në formë proteste kundër pabarazisë gjinore, që ende sot është e pranishme dhe të drejtat e  femrës janë akoma në një ‘peridhë të errët’.

“Kemi luftuar dhe vazhdojmë të luftojmë për të drejtat civile dhe të drejtat e homoseksualëve në mbarë botën, por kur vjen puna tek të drejtat e grave jemi ende në një ‘epokë të errët’. Fustani im në ballon Met ishte një deklaratë politike po aq sa një deklaratë mode. Fakti që njerëzit besojnë ende se një grua nuk ka të drejtë të shprehë seksualitetin e saj apo të jetë e guximshme edhe pas një moshe të caktuar, është provë që ne ende jetojmë në një botë paragjykuese rreth moshës dhe seksit. S’kam qenë kurrë e rezervuar në mendimet e mia dhe s’do të filloj të jem tani. Nuk mund të sjellim ndryshime nëse nuk jemi të gatshëm të ndërmarrim risqe, duke qenë të patrembur dhe duke ecur në rrugën më të pashkelur. Kështu ndryshohet historia. Nëse keni ndonjë problem me mënyrën sesi unë vishem, ky është vetëm një reflektim i paragjykimeve tuaja. Nuk kam frikë të shtroj rrugën për të gjitha vajzat pas meje. Siç ka thënë dhe Nina Simone (artiste amerikane), përkufizimi i lirisë është të qenurit të patrembur. Unë mbetem një rebele që nuk kërkon falje, në këtë jetë dhe në të tjerat. Bashkohuni me luftën time për Barazi Gjinore,” shkroi ikona e muzikës në një foto të publikuar në Instagram.
madonna
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?