Mbretëreshës së pop-it, Madonnës, duket se i është zgjuar nostalgjia për kohët kur ka qenë me ish partnerin e saj Sean Penn.

Këtë e ka dëshmuar përqafimi tejet i ngrohtë mes të dyve mbrëmjen e djeshme në një event ku morën pjesë.

Ata kanë 24 vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre që prej vitit 1989, ndërsa ditën e djeshme dukej sikur kanë qenë gjithmonë bashkë.

madonna

Ndoshta Madonna ka përfituar nga rasti që i dashuri i saj Brahim Zaibat nuk ka qenë i pranishëm aty.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë pamja e kuruar e këngëtres 55 vjeçare, e cila ka pozuar së bashku me 27 vjeçaren Lindsey Lohan si të ishin motra.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)