MADRID - Mijëra punonjës u mblodhën para selisë së kompanisë Iberia në Madrid për të protestuar kundër një plan ristrukturimi, që do të shkurtojë 3807 vende pune dhe do të reduktojë pagat.

Sindikatat thonë se këto masa do të çojnë në dështimin e kompanisë spanjolle ndërsa British Airëays, e cila u bashkua me Iberia-n merr të gjitha përfitimet.

Shumë punëtorë të kompanisë, thonë se shkurtimet janë të padrejta dhe kundërshtojnë menaxhimin e kompanisë, që sipas tyre i është nënshtruar presionit të partnerëve të tyre britanike, British Airways.

Vala e parë e protestave filloi më 18 shkurt, kur anëtarët e sindikatave u përleshën me policinë. Demonstrata të tjera janë planifikuar për 18-22 mars.

Kompania ajorore Iberia ka anuluar 431 fluturime deri të premten, ku prej të cilave 15 për qind të fluturimeve transatlantike, 38 për qind e fluturimeve në Evropë dhe Afrikë dhe 53 për qind e fluturimeve brenda shteti spanjoll.

Iberia, pjesë e Grupit Ndërkombëtar Ajror është duke u ndeshur me konkurrencën nga linjat ajrore me kosto të ulët dhe kompanitë e trenave me shpejtësi të lartë.

Greva e punonjëve të kompanisë spanjolle do t'i kushtojë ekonomisë në recesion disa miliona euro.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)