Avokati i 20 vjeçarit tha se kjo mund t'i shkaktonte probleme me zyrën e imigracionit dhe kolegjit ku ai studion nëse akuzat nuk terhiqen.
Kështu C. Ronaldo ka vajtur përtej asaj që mund të bëj një futbollist për personat që futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjet dhe ka i shkruar një letër zyrës së prokurorit.
"E kuptoj pozitën tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe ligjeve. Megjithatë, me respekt kërkoj që ju dhe zyra juaj, t'a rishikoni këtë vendim dhe të tërhiqni dy akuzat për krim që rëndojnë mbi këtë njeri".
Gjoka duhet të ketë lënë një përshtypje të Ronaldo gjatë përqafimit të tyre pasi është e vështirë pë t'u menduar një atlet profesionit të arrijë të bëjë diçka të tillë në mbrojtje të dikujt në këtë situatë.
Tashmë Ronald Gjoka duhet të shpresojë se prokurori i Miami-t nuk është një fans i Barcelonës.
(Erin Dini/sg/shqiptarja.com)