Madrilenët u shkaktuan disfatë të 'paharrueshme' në Anfield, Klopp kritikon ashpër lojtarët e tij

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kritikoi lojtarët e tij për paraqitjen e bërë mbrëmjen e djeshme ndaj Real Madrid, pas humbjes 2-5 në stadiumin Anfield. Klopp u ankua për gabimet individuale të skuadrës së tij. 

Skuadra vendase dukej se kishte kontroll të plotë në Anfield pasi golat e Darëin Nunez dhe Mohamed Salah i kishin dhënë Reds një epërsi të merituar 2-0 brenda 14 minutave. Goli i Salah erdhi nga një gabim i dukshëm i portierit të Los Blancos, Thibaut Courtois. 

Klopp u shfaq i tërbuar pas përfundimit të ndeshjes. Ai tha se pjesa e parë ishte e mirë por më pas gjatë pjesës së dytë e gjithë skuadra kaloi në pasivitet. 

"Në fillim ishte e jashtëzakonshme. Ne me pak fjalë ishim perfekt. 2-0 përpara, e gjithë pjesa e parë ishte e mirë përveç golave," tha gjermani për BT Sport pas ndeshjes. "Por ne u bëmë pasivë. Goli i dytë, nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë. Ashtu siç luajtëm në pjesën e parë duhet të kishim luaftuar për plot 95 minuta. Kur ata shënuan kishin 5-6 lojtarë madrilenë të pambuluar dhe nuk pati asnjë sfidë. Kjo nuk mund të ndodhë"-përfundoi gjermani. 

Rezultati shënoi një mbrëmje historike për madrilenët, pasi ata thyen disa rekorde. Kurrë më parë, ‘The Reds’ nuk kishin pësuar më shumë se 4 gola në Anfield. 
 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën