Madzirov, 1 muaj në shtëpinë
e shkrimtarëve në Tiranë

Madzirov, 1 muaj në shtëpinë<br />e shkrimtarëve në Tiranë
TIRANE - Poeti 40-vjeçar që vjen nga Maqedonia Nikola Madzirov është një nga zërat më të fuqishëm të poezisë së re evropiane. Ai prej një jave ndodhet në Tiranë.

Madzirov ka vendosur që të kthehet për një muaj në qytetar të Tiranës. Arsyeja: çelja për herë të parë e një shtëpie rezidenciale për shkrimtarë e përkthyes nga e gjithë bota, që do të te thotë frymëzim për ta dhe njohje të Shqipërisë përmes letrave.

Por, eksperienca që shkrimtari maqedonas po përjeton gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij të re Tiranën, nuk është risi për shkrimtaret, qoftë edhe ata shqiptarë. Poeti Arjan Leka, ideator i kësaj shtëpie rezidenciale, tregon eksperiencën e tij personale dhe se çfarë përfiton një shkrimtar prej këtij qëndrimi në vende të ndryshme të botës.

Nën titullin “Tirana in Between”, ardhja në këtë shtëpi rezidenciale të shkrimtarëve të ndryshëm do të shoqërohet me sjelljen në shqip të veprave të tyre. Emri Madzirov shqipërohet me “Gur i zhvendosur”, që është edhe një përmbledhje me poezitë e tij me te mira.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013

 

Redaksia Online

(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve