Shqiptarët kanë sot shansin që të shohin një spastrim rrënjësor të politikës nga persona që nuk duhet të ishin protagonistë të saj. Kjo duhet të ndodhte, madje jemi shumë të vonuar. Partitë kryesore kanë lejuar tashmë që të hyjnë në Parlament njerëz me pushtet financiar e klanor, por jo të ligjshëm, të cilët marrin përsipër – dhe ja dalin! – të sigurojnë vota për to në zona të caktuara, ku janë influentë.
Edhe PD-ja, që përjeton bjerrje të elektoratit të saj, edhe PS-ja, që troket në bastionet historike të rivales, edhe LSI-ja, që rrit pjesën e tortës së vet elektorale, që të gjitha kanë lejuar një fenomen serioz negativ, që ka të bëjë me hyrjen e personazheve me të kaluar të dyshimtë në Olimpin e ligjbërjes.
Deri pak kohë më parë, ashtu si në shumë vende të tjera, këta personazhe mjaftoheshin me “puthjen në buzë” mafioze me politikanët, duke u blerë shpirtin në mënyrë mefistofeliane, por nuk hynin direkt në Kuvend. Tani loja po bëhet tejet e rrezikshme. Përveç Kuvendit, të përzgjedhurit e partive të mëdha në disa zona për të drejtuar katër vjet bashkitë e reja rrezikohet të jenë njerëz, jo të lidhur me krimin, por të implikuar vetë direkt në të.
Që të jetë i besueshëm, fenomeni i nisur duhet të jetë gjithëpërfshirës. Në të katër anët e politikës shqiptare ka ish-ministra që paratë i kanë bërë duke vjedhur paratë e shtetit apo të qytetarëve shqiptarë, deputetë që flitet se kanë vrarë rivalë në biznes, që blejnë median për të dizinformuar publikun, që janë fajtorë për mbajtjen e Shqipërisë larg Bashkimit Evropian.
Duart e gjata të të cilëve bëjnë që edhe gjyqtarë e prokurorë ta hedhin vallen sipas interesave të tyre. Duke krijuar atmosferë të denjë për një vend të Afrikës Sub-sahariane, ku shteti mbetet një konvencion sipërfaqësor dhe ligjet i bëjnë të fortët.
Mazhoranca ka zgjedhur ta nisë nga vetja, shpresojmë për herë të parë seriozisht, katarsisin, e përdorur deri tani për qëllime mashtruese. A do të ecë në këtë rrugë edhe opozita? Apo hiqet se elementë të krimit nuk kanë depërtuar në të?
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com