Mafiozi më i famshëm shqiptar, dikur pjesë e ‘Gambinos’, në krye të protestës pro Trump i veshur kuq e zi

Mafiozi më i famshëm shqiptar, dikur pjesë e ‘Gambinos’, në krye të protestës pro Trump i veshur kuq e zi

John Alite në protestë

Ditën e djeshme në protestën e dhunshme të zhvilluar në SHBA, nga mbështetësit e “zjarrtë” të Donald Trump, manifestimi i mos rënies dakord të certifikimit të Joe Biden si president, u bë përmes protestave, me pasoja tragjike.

Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.

Si pasojë e protestës së dhunshme, 4 persona kanë humbur jetën.

Mes turmës “lumë” të protestuesve, një ndër organizatorët e saj ishte John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Alite, i veshur me flamurin krenar shqiptar ka dalluar mes turmës.

Foto i ka bërë publike vetë ai përmes rrjetit të tij social Instagram, ku edhe ka shkruajtur “SHBA, lufta për këtë!”, duke bërë kështu një thirrje për të gjithë në mënyrë që të bashkohen në protestë.

John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra i lindur dhe i rritur ne NYC, i biri i një taksixhiu , i besuari i John Gotti, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë.

Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 08/01/2021 08:38

    S'qenka edhe aq shumë në krye, e shikoni, është pak si në cep të protestës.

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2021 00:30

    Ja dhe gomari ne krye te idioteve e injoranteve.Na turperoi maskarai.Te pakten te mos kishte veshur flamurin,e sa per te qenit nje nga organizatoret,ne se e ka thene vete ,mos e besoni,ky eshte askushi ketu.Por te mos behet merak,se nese eshte nga ata qe u fut Brenda ne Capitol, ka per t'u pergjigjur penalisht me ate fytyre idioti dhe me flamurin veshur,do ta piketojne menjehere dhe do beje burgun e trimave te Trumpit.

    Përgjigju
  • Usa: 07/01/2021 21:57

    Trust the plan... i’ts not over...!!

    Përgjigju
  • Nabukodonosor1: 07/01/2021 21:18

    Jo mafiozi por spiuni.

    Përgjigju
  • skenderbeu: 07/01/2021 16:57

    dum baben

    Përgjigju
  • Prison: 07/01/2021 13:12

    Edhe ket halehapsin kemi mangut hahaha

    Përgjigju
  • Latif: 07/01/2021 12:58

    U be bishti me i rende se sqepari, krahu djathte i vetdeklaruar

    Përgjigju
  • Rika: 07/01/2021 10:49

    Na paska nderuar.Ajde lajm ajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë